Sot, në fshatin Sallagrazhdë, është përkujtuar Heroi i Kombit, Fadil Vata — një nga themeluesit e lirisë dhe një figurë e rëndësishme e historisë sonë kombëtare.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të strukturave komunale, shoqatat e dala nga lufta, bashkëveprimtarë dhe qytetarë nga e gjithë Republika e Kosovës.
Duke vendosur buqeta me lule pranë varrit të Fadil Vatës në vendlindjen e tij, në Sallagrazhdë, Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, theksoi se:
“Ai ishte ideologu dhe intelektuali që dha gjithçka për lirinë e vendit. Ndër breza jemi frymëzuar nga veprat e tij, dhe natyrisht, të njëjtën do t’ua përcjellim edhe brezave që vijnë — si shembullin më të mirë të dashurisë dhe sakrificës për atdheun.”
I pranishëm në këtë përkujtim ishte edhe Deputeti i Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj, i cili u shpreh:
“Në 35-vjetorin e vdekjes, në Suharekë, në homazhe pranë shtatores së Heroit të Kombit Fadil Vata — një nga aktivistët e parë për të drejtat e shqiptarëve — përkujtojmë hapat e tij që janë në gurthemelin e luftës së UÇK-së për lirinë që gëzojmë sot. Përherë përkulje para sakrificës së heronjve që i sollën Kosovës lirinë dhe pavarësinë. Lavdi!”
Po ashtu, u vendosën buqeta me lule pranë shtatores së Fadil Vatës në sheshin që mban emrin e tij në qytetin e Suharekës.
Lini një Përgjigje