Është mbajtur takimi për siguri lokale i pari për këtë vit

Në takimin e koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë këtyre dy jave, për festat e fundvitit dhe për organizimet që janë zhvilluar dhe kanë përfunduar me sukses.

Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar shefi i sektorit të Operativës në Stacionin policor në Suharekë toger Bashkim Gashi, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si:

20 aksidente në trafik,

1 mos zbatim i urdhërit të Gjykatës, 2 raste sulm, 3 lëndim i lehtë trupor, 2 raste dhunë familjare,

1 vetëvrasje në tentativ,

4 vjedhje,

3 dëmtim prone,

1 shpërthim zjarri,

1 përson i zhdukur,

1 armëmbajtje pa leje dhe 1 rast mashtrim. Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 591 tiketa dhe 32 urdhëresa të realizuara.