Është mbajtur mbledhja e rregullt e fundvitit 2023, e Bordit të Drejtorëve në K.R.U

“Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren.Po e përfundojmë një vit të suksesshëm, me të arritura por edhe shumë sfida me të cilat jemi përballur si Bord i kompanisë K.R.U “Hidroregjioni Jugor”Sh.A në Prizren.

Në këtë mbledhje bëmë vlerësimin dhe rivlerësimin e shumë e çështjeve të vitit që po e lëmë pas, vlerësimin e performancës, dhe shqyrtimin e qëllimeve të reja për vitin e ardhshëm.

Ne këtë e shohim si një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat, duke identifikuar strategjitë për të ardhmen.Si Bord, me kënaqësi e përcjellim një urim të ngrohtë për stafin dhe punëtorët e kompanisë si dhe për qytetarët tanë! Në këtë fund-viti, ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Në vitin që po hyjmë, urojmë që të kemi një vit të mbushur me shëndet, lumturi dhe arritje të reja! Bashkë drejt një të ardhme më të ndritshme dhe më të suksesshme. Gëzuar Vitin e Ri 2024!Me respekt,K.R.U “Hidroregjioni Jugor” SH.A22.12.2023