Edhe pse ende garat janë në zhvillim e sipër, deri më tani qyteti ynë po shkëlqen në sportin e Kosovës.
FC Ballkani është 4 ndeshje larg titullit të tretë kampion, kurse është edhe në finalen e Kupës së Kosovës, ku e synon trofeun.
Në finale është edhe K.B. Golden Eagle YLLI që poashtu synon titullin e tretë kampion në Superligë.
FC Suhareka veç është shpallur kampione e Ligës së Parë dhe nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës.
Pjesë e Superligës nga viti i ardhshëm do të jetë edhe KV Gjinoci, që sivjet e siguroi elitën e volejbollit kosovar. Shkolla e Volejbollit per Femra Gjinoci-Therande
Suksese kulminante deri tani kanë arritur edhe shpresat e komunës tonë.
Gjeneratat e reja të Ballkanit janë shpallur kampionë të Ligës Regjionale në dy kategori. U-13 dhe U-15, Liga A, si dhe U-15 edhe Liga B.
Gjenerata deri në 14 vjet e Yllit poashtu janë shpallur kampionë.
Vazhdojmë përpara për ta çuar lartë e më lartë namin e Suharekës!
Lini një Përgjigje