Në fshatin Samadraxhë, sot janë përkujtuar dëshmorët. Në këtë manifestim përkujtimor, kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur një fjalë rasti ku ka përshëndetur të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve të këtij fshati, ai tha se: “ky vend i ka dhënë shumë çështjes kombëtare, duke dhënë djemtë më të mirë.
Respekti ndaj dëshmorëve nuk do të mungojë asnjëherë. Sakrifica e tyre për lirinë e vendit do të kujtohet gjithmonë.
Andaj nderimi ndaj tyre na takon të gjithëve.
Deshmorët dhe Martirët e fshatit Samadraxhë me guxim e vendosmëri treguan se si duhet atdheu”ndër të tjerash tha kryetari Muharremaj.
Deshmorët e UÇK-së janë historia jonë më e re. Lavdi Dëshmorëve, ndër të tjerash tha kryetari Muharremaj.



Lini një Përgjigje