E rëndë, në Suharekë vdes foshnja e porsalindur

Në Studenqan të Suharekës ka vdekur një foshnje e porsalindur. Sipas policisë foshnja u dërgua në emergjencë nga nëna.

Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuara se në emergjencën e Suharekës një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë. Foshnja është dërguar në emergjencë nga nëna e saj dhe familjarët nga fshati Studençan i Suharekës. Policia ka dalë në vendngjarje, pasi që janë mbledh dëshmitë nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes “, tha Bytyqi për Express.