Sipas portalit KosovaNews, Policia e Kosovës pas një pune intensive hetimore i ka rënë në gjurmë grupit që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë.
KosovaNews nga burimet e saj brenda Policisë mëson se në orët e pasdites ka lokalizuar disa të dyshuar dhe tashmë i ka arrestuar disa nga personat e armatosur të cilët u përfshinë në grabitjen e argjendarisë para tre ditësh në qytetin e Suahrekës, e ku mbeti i plagosur edhe një polic.
Burimet thonë se personat e arrestuar nuk janë ata që e kane kryer grabitjen por ndihmësit e tyre.
Brenda Policisë së Kosovës thonë se ata janë nga rrethina e Mitrovicës.
Operacioni është në zhvillim e sipër dhe posa të kemi informacione të reja do të raportojmë.
Lini një Përgjigje