Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot paradite në një fshat të Suharekës, ku një 35-vjeçare ka vdekur në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.
Rasti i rëndë ka ndodh në fshatin Krushic e Epërme, në Suharekë, sot rreth orës 11:00.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, e cila ka njoftuar se sipas deklaratave të familjes, gruaja ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte mbetur pa ndjenja.
Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe aty rreth orës 11:50, ka ndërruar jetë.
Policia është duke kryer hetimet për rastin, ndërsa në konsultim me Prokurorin është iniciuar rast.
“Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra”, njofton Policia e Prizrenit për Gazetën Sinjalin.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Lini një Përgjigje