E dhimbshme, ky është punëtori shëndetësorë që u gjend pa shenja jete në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin e Suharekës, ku një burrë rreth 41 vjeç, Shqiptar Malja, i punësuar si teknik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa detajet e sakta rreth mënyrës dhe motiveve të këtij akti tragjik ende nuk janë bërë të ditura.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Policia e Kosovës dhe prokurori i shtetit janë duke mbledhur prova dhe dëshmi për të kuptuar më mirë shkaqet që mund të kenë çuar në këtë vetëvrasje të dyshuar.

Kjo humbje e papritur ka lënë të tronditur familjen, kolegët dhe miqtë e viktimës, të cilët po përballen me dhimbje të thellë. Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e të ndjerit në këto momente të vështira.