Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë z.Enver Shabani së bashku me zyrtar të tjerë mori pjesë në Panairin Artizanal dhe të Kulinarisë #Kurbin2024, ku biznese nga Kurbini dhe Suhareka ekspozuan produktet e tyre për vizitorët e shumtë. Produktet e prezantuara synonin të promovonin rritjen e eficiencës në ndërtesa, në kuadër të kësaj feste të organizuar nga Bashkia Kurbin.
Bashkia e Kurbinit është një nga partnerët e projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore lokale”, që financohet nga programi Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë të Instrumentit të Paraaderimit IPA II të Bashkimit Evropian. Ky projekt zbatohet në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP), Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Komunën e Suharekës.
Lini një Përgjigje