Diell e vranësira, pasdite paralajmërohet ndryshim i motit

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira.

Pritet që kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Po ashtu ka mundësi të ketë breshër, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C.