Burim Ramadani: Platforma “BOTA SERBE” kërcënon Ballkanin

Eksperti i siguris z.Burim Ramadani, ka reaguar pas zgjrdhjeve në Serbi, duke theksuar se: Platforma “BOTA SERBE” kërcënon BallkaninZgjedhjet në Serbi konfirmojnë axhendën destabilizuese për Botën Serbe.

Jo vetëm rezultati, por edhe ekipi mbështetës i Vuçiqit paraqesin prishje të çfarëdo përpjekjeje për normalizim të Serbisë.

Ndryshe nuk mund të spjegohet prezenca e Millorad Dodikut, kryetar i Republikës Serbe të Bosnjës, dhe Andrija Mandiqit, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, në fushatën elektorale në Serbi.

Bota demokratike duhet ta dënojë Botën Serbe si platformë nxitëse për destabilitet në Ballkan.