Bindja ime e fuqishme është se Suhareka disponon vlerë të lartë të demokracisë

Secili prej nesh, përtej bindjeve tona politike, dua të besoj se qëllimin e kemi të punojmë e angazhohemi për vendin.

Mjetet e metodat mund të ndryshojnë. Programet dhe qasja si ofertë zgjedhore mund të ketë ngjyra të ndryshme, e pashmangshëm mund të debatojmë e ballafaqohemi vetëm me argumente, të cilat shpresoj e besoj se e kanë synim mirëqenjen për qytetarët për vitet e ardhshme. Kosova ka nevojë për ne.

Që t’ja mendojmë të ardhmen e sigurtë për brezat.

E kemi obligim për shkak të kaluarës sonë të lavdishme.