Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Ben Center” Suharekë &”Ada Group” Sh.A Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
Debat publik për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për fabrikën për përpunimin e produkteve ushqimore në Suharekë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 29.07.2024 në ora 11:00 në Instituti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Avdyl Ramaj” (Shkolla e Mesme Profesionale) e cila gjendet në Zonën Industriale në Komunën e Suharekës, do të organizohet debat publik nga Kompania “Ben Center” Suharekë &”Ada Group” Sh.A Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Ben Center” Suharekë &”Ada Group” Sh.A Prishtinë, për fabrikën për përpunimin e produkteve ushqimore në Suharekë.
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.
Lini një Përgjigje