Bali Muharremaj mesazh drejtuar mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një postim në facebook u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve.

Të nderuar mërgimtarë, të dashur vëllezer e motra shumë prej jush tash jeni në udhëtim nga të gjitha destinacionet për në vendin tuaj, të cilit i keni dhënë gjithçka.

Jemi kujdesur që t‘ju mirëpresim me atmosferë festive, në secilën mbrëmje në Sheshin e Qytetit në Suharekë.

Bashkë jemi si një familje, dhe uroj që këto ditë festive t’i festojmë afër njëri-tjetrit me urimet më të mira.