Autoritetet belge zbarkojnë në Gjakovë – dyshohet se përmes veprimtarive penale disa persona u pasuruan dhe investuan në patundshmëri

Autoritetet e Kosovës të asistuara nga autoritetet e Belgjikës kanë zhvilluar kontrolle gjatë ditës në tre lokacione në Gjakovë.

Sipas një njoftimi, arsyeja e ardhjes së hetuesve belg në Kosovë janë dyshimet se shtetas të Kosovës në bashkëveprim me disa shtetas të Belgjikës gjatë periudhës kohore 2020 -2022, janë marrë me veprimtari penale dhe dyshohet të kenë krijuar të ardhura të mëdha, të cilat përmes rrugëve të ndryshme i kane transferuar në Kosovë duke investuar në paluajtshmëri.

“Gjatë kontrollit është arritur të sigurohen fatura të shpenzimeve, të cilat të dyshuarit i kanë investuar në Kosovë, e që dyshohet të jenë produkt i veprave penale të kryera nga ana e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0h3H6twwtb7yyERtQ4aS8DKpjDe1WQmWA4HA5skdKYwfnNzTu4x1cYXwwCwkDQDLvl&id=100069908031425&mibextid=2JQ9oc