Ambasadorit i Turqisë z.Sabri Tunç Angili ka vizituar Suharekën

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj me stafin e tij, ka pritur sot në një vizitë Ambasadorin e Turqisë z.Sabri Tunç Angili me të cilin ka biseduar rreth shumë temave e posaqërisht lidhur me zhvillimet në sektorin e ekomomisë dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve.

“Jemi të nderuar sot me vizitën e Ambasadorit të Turqisë z.Sabri Tunç Angili.

Angazhimet tona të përbashkëta janë gjithmonë në funksion të një të ardhme më të sigurtë, për zhvillimin e ekonomisë dhe në të gjithë sektorët tjerë.

Komuna jonë ofron shembuj të mirë dhe potencial në zhvillim ekonomik afatgjatë.

Po punojmë që të kemi angazhim konkret me projekte që e përmirsojnë jetesën e qytetarëve”, ka thënë kryetari Muharremaj lidhur me vizitën e ambasadorit turk.