Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë, Refki Zogaj me stafin e tij, kanë pritur sot Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik, me bashkëpunëtorë të cilët kanë ardhur për vizitë.
Fillimisht ata janë takuar në zyrën e kryetarit Muharremaj, ku u njoftuan me të arriturat e Komunës dhe punët që po bëhen këtu, ndërsa më pastaj në sallën e Bordit të drejtorëve u mbajt takimi edhe me përfaqsues të bizneseve të Komunës sonë. Qëllimi i kësaj vizite ishte zhvillimi i biznesit dhe i turizmit mes dy vendeve Komunës së Suharekës dhe Shtetit të Hungarisë, shkëmbimi i përvojave si dhe mundësia për bashkëpunimin ekonomik me bizneset e shtetit hungarez.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik dhe dy shoqëruesit e tij Aron Kerekgyarto dhe Bojan Janakievski më pastaj kanë vizituar edhe disa nga bizneset e dalluara në Komunën tonë.
Lini një Përgjigje