Akademi përkujtimore në 26 vjetorin e masakrës mbi familjën Berisha

Komuna e Suharekës, sot ka përkujtuar masakrën mbi familjën Berisha, krim ky më i madhi në një familje civile ku janë vrarë 49 përsona.

Në Akadaminë përkujtimore që është mbajtur me këtë rast në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” u bë edhe promovimi i librit “Masakrat sërbe në Komunën e Suharekës (1998-1999) nga autor Dr.sc Milazim Elshani dhe Rrahman Rexhaj.

Duke përkujtuar martirët kryetari i Komunës Bali Muharremaj, në fjalën e tij në mes tjerash ka thënë: “ Martirët dhe dëshmorët janë gurthemeli i pavarësisë së Kosovës. Nuk është e lehtë të përkujtojmë ata që dhanë më të shtrenjtën.

Ne në Suharekë, kemi mbi 540 martirë dhe rreth 70 fëmijë të vrarë.” Në Akademi ishte i pranishëm edhe Andin Hoti, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, i cili ka thënë se :”Jemi këtu jo vetëm për të kujtuar, por edhe për të dëshmuar…Suhareka është një plagë që ende sot kullon, dhimbje që nuk pushon”

Në Akademinë përkujtimore jkanë folur edhe autortë e Librit “Masakrat sërbe në Komunën e Suharekës (1998-1999) , Dr.sc Milazim Elshani dhe Rrahman Rexhaj si dhe Pëllumb Qazimi.

Pas Akademisë janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule te lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës nga Komuna e Suharekës. Homazhe dhe vendosja e luleve u bë edhe te lokali ku janë vrarë e masakruar anëtarët e familjes Berisha, e po ashtu edhe te memoriali i varrezave të Berishëve.