Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka prezantuar sot kandidatët e saj për deputetë në qytetin e Suharekës.
Në një tubim madhështor në shtëpin e kultures Ukë Bytyqi, kryetari I AAk-së, Ramush Haradinaj ka nominuar kandidatet për deputet nga ky subjekt, Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Driton Maliqaj, Mensur Selimaj.
“Energjia e Suharekës sot ishte dëshmi e fuqisë transformuese që vjen nga puna dhe përkushtimi. Nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, kjo komunë, pa mbështetjen e qeverisë, është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, duke u bërë shembull i asaj që mund të arrijmë kur kemi vizion të qartë dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat.U shpreh Ramush Haradinaj.
Lini një Përgjigje