Labinot Halitjaha, kandidat i PDK-së, Nr. 2 për Asamblenë Komunale në Suharekë

Labinot Halitjaha, i lindur dhe rritur në Mushtisht, është kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës me numrin 2 në listë.

Me studime në Juridik dhe Master në Financë, ai ka mbi 15 vite përvojë në fushën e financave dhe kontabilitetit. Aktualisht, Halitjaha mban pozitën e Drejtorit të Financave në Komunën e Suharekës dhe është gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së në Suharekë.

I njohur për menaxhim të suksesshëm, transparencë dhe përkushtim ndaj qytetarëve, ai gëzon mbështetje të gjerë nga komuniteti – dëshmi e besimit për të ardhmen.

Me Labinotin për transparencë, zhvillim dhe menaxhim të qëndrueshëm financiar.