Kujtim i dhembshëm për Mirgetën, vajzën e ndjerë të bashkëluftëtarit Ali Buzhala

Sot u bashkuam me bashkëluftëtarin Ali Buzhala, për të nderuar kujtimin e vajzës së tij të ndjerë, Mirgetës, në ditëlindjen e saj. Mirgeta ishte një studente e shkëlqyer, me ëndrra e ambicie të mëdha, por jeta e saj u ndërpre shumë herët, duke lënë pas një dhembje të thellë te familja dhe te të gjithë ata që e njohën.

Ali Buzhala, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe luftëtar i shquar i Brigadës 123 të UÇK-së, sot qëndron i fortë përballë kësaj humbjeje, ashtu siç ka qëndruar gjithmonë përballë çdo sfide të jetës.

Kujtimi i Mirgetës mbetet i paharruar, ndërsa qëndresa e Aliut është shembull i forcës njerëzore përballë dhimbjes më të madhe.