Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me gratë e komunës, në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me energji e vizion për të ardhmen.
Gjatë këtij takimi, kryetari Muharremaj shprehu mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen dhe besimin e grave, duke theksuar se kontributi i tyre në familje, punë dhe shoqëri është shtylla kryesore mbi të cilën mbështetet zhvillimi i komunës.
“Komuna e Suharekës është e fortë falë grave të mençura, të guximshme dhe me shpirt të madh,” u shpreh Muharremaj.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, ish-deputetja Albana Bytyqi, kandidatja për Asamblenë Komunale, Mimoza Bajraktari, si dhe shumë gra nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore.
Ky aktivitet u vlerësua si një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e rolit të grave në institucionet dhe në jetën shoqërore të Suharekës, duke përforcuar bindjen se zhvillimi i komunës lidhet ngushtë me fuqizimin dhe përfshirjen aktive të tyre.





Lini një Përgjigje