Kryetari Muharremaj pret kampionen e re ballkanike në Taekwondo, Valina Fetiun /

Klubi i Taekwondos “Puma” ka përfaqësuar me krenari Republikën e Kosovës dhe qytetin e Suharekës në Kampionatin Ballkanik të Taekwondos, ku morën pjesë 750 garues nga 12 shtete të Ballkanit. Klubi mori pjesë me pesë garuese, të cilat treguan nivel të lartë përgatitjeje dhe disipline.

Rezultatet e arritura:
Valina Fetiu – Vendi i parë (Kampione Ballkanike)
Shega Sejdiu – Vendi i tretë
Rina Krasniqi
Olta Krasniqi
Diell Sejdiu

Rrugëtimi drejt medaljes së artë

Kampionia Valina Fetiu, e cila mban edhe titullin Nënkampione e Europës, tregoi profesionalizëm dhe vendosmëri të jashtëzakonshme gjatë garave:

  • Luftën e parë e kaloi pa kundërshtare;
  • Në të dytën, fitoi me bindje ndaj nënkampiones evropiane nga Bosnja;
  • Ndërsa në finale, triumfoi ndaj garueses nga Maqedonia e Veriut, duke siguruar medaljen e artë dhe duke i sjellë lavdi Kosovës dhe Suharekës.

Ky sukses është dëshmi e qartë e punës profesionale në Klubin “Puma”, e përkushtimit të garueseve, si dhe e mbështetjes së madhe nga prindërit dhe trajnerët.

Urime të gjitha garueseve për angazhimin, disiplinën dhe suksesin e arritur!