Në kuadër të aktiviteteve të “DiaFest 2025” – festa e mërgimtarëve, Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, ka ndarë një mirënjohje për Shoqatën “Grejkoci”.
Kjo mirënjohje është shenjë falënderimi për kontributin e vazhdueshëm të shoqatës në mirëmbajtjen e ambientit në fshatin Grejkoc, si dhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive.
Me këtë rast, Kryetari Muharremaj priti në zyrë përfaqësuesit e shoqatës, të cilët i falënderoi për angazhimin dhe punën e palodhshme, si në mërgatë ashtu edhe në vendlindje. Ai u shpreh:
Me angazhimin e tyre të vazhdueshëm, Shoqata “Grejkoci” ka dëshmuar dashurinë dhe përkushtimin për fshatin Grejkoc dhe më gjerë.
Sot pata kënaqësinë t’i nderoj me një mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar në mirëmbajtjen e ambientit dhe organizimin e aktiviteteve kulturore e sportive.






















Lini një Përgjigje