Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, ka ndarë një mirënjohje respekti për Ing. Rexhep Brahim Hajdarin, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në fushën e ndërtimtarisë dhe urbanizmit.
Ing. Hajdari, një figurë me reputacion të lartë profesional dhe etik, ka dhënë një kontribut shumëvjeçar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilësor në Republikën e Kosovës. Përmes përkushtimit të tij të vazhdueshëm, ai është bërë shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në shërbim të komunitetit dhe shtetit.
“Kontributi i tij është i çmueshëm dhe gjithmonë i vlerësuar nga Komuna e Suharekës. Me mirënjohje e respektojmë dhe e falënderojmë për punën dhe angazhimin e tij”, ka deklaruar kryetari Muharremaj.




















Lini një Përgjigje