Gjatë sezonit veror, kur bashkatdhetarët tanë kthehen për pushime në vendlindje, zyra e kryetarit të Komunës së Suharekës është shndërruar në një adresë mikpritjeje dhe respekti për mërgatën.
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, e ka kthyer në traditë pritjen e mërgimtarëve nga e gjithë Evropa e më gjerë, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar për komunën dhe vendin.
Sot, në zyrën e tij, kryetari Muharremaj priti një grup mërgimtarësh nga Italia. Në shenjë respekti dhe falënderimi, atyre u dhuroi mirënjohje nga Komuna e Suharekës, si simbol i vlerësimit për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që mërgata jep për zhvillimin e vendlindjes.




Lini një Përgjigje