Kryetari Muharremaj dhe qytetarët e Suharekës bëjnë homazhe për 28 Nëntor /

Në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në Suharekë u organizuan homazhe tek Parku i Dëshmorëve. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, së bashku me shoqatat e dala nga lufta, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë, nderuan dëshmorët e kombit me përulje dhe respekt.

Gjatë këtij aktiviteti, kryetari Muharremaj theksoi rëndësinë historike të kësaj date, duke kujtuar ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ai shtoi se kjo ditë na rikujton edhe të gjithë ata që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Homazhet në Suharekë u zhvilluan në një atmosferë solemne, duke reflektuar mirënjohje të përhershme për sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve të kombit.