Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve nga Komuna e Suharekës, Xhelal Kuçi dhe Naim Berisha, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bëri homazhe pranë varrezave të tyre, së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve.
Me këtë rast, kryetari Muharremaj kujtoi sakrificën dhe vendosmërinë e tyre për lirinë e Kosovës:
Xhelal Kuçin dhe të gjithë të rënët për liri do t’i kujtojmë gjithmonë. Ata e treguan vendosmërinë e tyre për lirinë e vendit. E përjetshme qoftë lavdia e tyre.
Po ashtu, ai theksoi se Naim Berisha dhe dëshmorët e tjerë i falën jetën Kosovës, që ne sot të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë:
“E përjetshme qoftë lavdia e tyre.”










Lini një Përgjigje