Kryetari Jusaj viziton Muqa Solar – model i suksesit në energjinë e ripërtëritshme

Kryetari i Degës së Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë, Shkelzen Jusaj, bashkë me bashkëpunëtorë, vizitoi kompaninë Muqa Solar.

Një nga liderët në fushën e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë. Gjatë vizitës, u vlerësua puna profesionale e kompanisë, partneritetet ndërkombëtare dhe kontributi në përhapjen e energjisë së pastër. Kryetari Jusaj ofroi mbështetjen e Unionit për bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm. Muqa Solar, që nga viti 2008, mbetet shembull frymëzues në sektorin energjetik në vend.