Kryetari Bali Muharremaj prezent në protestën në mbrojtje të UÇK-së në Tiranë(Video) /

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka qenë sot i pranishëm në protestën e organizuar në Tiranë me moton “Liria ka emër”, në mbrojtje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, kryetari Muharremaj iu bashkua mijëra qytetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë nga mbarë trojet shqiptare që morën pjesë në këtë protestë paqësore.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka publikuar një video ku shihet i pranishëm në Sheshin “Skënderbej”, krah shumë pjesëmarrësve të tjerë, ndër ta edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Protesta në Tiranë u zhvillua me qëllim shprehjen e mbështetjes për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar.