Kontratat Kolektive janë menduar si mjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, por në shumë raste në Kosovë ato po shndërrohen në barrë për institucionet. Edhe pse janë nënshkruar në nivel qendror, obligimet që dalin prej tyre po bien mbi komunat, të cilat po përballen me vështirësi të mëdha financiare.
Si rezultat, po dëmtohet funksionimi normal i komunave dhe po vonohen projektet zhvillimore në shumë zona të vendit.
Sipas kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se pagesat për kontratën kolektive po shkaktojnë humbje të mëdha për komunën që ai drejton. Sipas tij, deri tani kjo shumë ka arritur në rreth 8.5 deri në 9 milionë euro.
“Deri tash domethënë shifra e saj ka arritur deri diku përafërsisht 8.5 – 9 milion euro, vitin e kaluar 4.5 milion, në vitin 2023 1.5 milion edhe në këtë vit kanë marr deri tash 1.1 edhe i kanë dërguar dokumentet edhe për 1.5 milion.” – tha ai
Muharremaj thekson se kjo po krijon vështirësi, sidomos në raport me kontraktorët dhe shton se përgjegjësia nuk është e kryetarëve të komunave.
“Për neve janë humbje shumë të mëdha sepse buxheti për këtë vit ka kaluar vitin e kaluar në shtator ne e kemi planifikuar projektin për këtë vit kështu po është problem me pagesa me kontraktorë. Ne jemi të obliguar ti kryejmë punët qe i kemi parapa për këtë vit. Përgjegjësia nuk është e kryetarëve të komunave pasi që kjo kontratë është mes qeverisë dhe sindikatave, por dëmet janë shumë të mëdha” – përfundoi ai.
Lini një Përgjigje