Komuna e Suharekës, nesër prezanton projektit të Dragaqinës

Nesër ( e enjte) nga ora 10:00 në Sallën e Asamblesë Komunale do të bëhet prezentimi i Projektit të Dragaqinës (Studimi i Fizibilitetit) nga ekspertët e kompanisë së kontraktuar nga Tirana, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, e të pranishme janë edhe institucionet komunale.

Tash e sa kohë nga Komuna e Suharekës dhe institucionet përkatëse si Drejtoria e Urbanizmit u është ofruar mbështetje dhe asistencë në dokumente dhe teren.

Ky është një prej projekteve më të rëndësishme për komunën tonë, andaj është e rëndësishme që edhe ju ta ofroni mendimin tuaj.