Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Suharekë ka vendosur sot një shtand informues në sheshin e qytetit, me qëllim që t’u ofrojë qytetarëve informata të drejtpërdrejta rreth procesit zgjedhor.
Qytetarët mund të informohen për:
- Ndërrimin e qendrës së votimit
- Kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve
- Regjistrimin e votuesve jashtë vendit
Të gjithë janë të mirëseardhur të vizitojnë shtandin për të marrë sqarime rreth procedurave dhe të drejtave të tyre në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Lini një Përgjigje