Kolonel Lumni Graishta priti në takime të ndara përfaqësues të KFOR-it dhe OSBE-së /

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, në takime të ndara ka pritur Komandantin e KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit, Kolonel Lorenzo Mangia, së bashku me zëvendësin e tij, Nënkolonel Behar Mara, si dhe Shefin e Departamentit për Siguri Publike të OSBE-së, z. Betram Wesling.

Në të dyja takimet u vlerësua lart niveli i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë, bashkëpunim i cili sipas vlerësimit të të gjitha palëve konsiderohet se është në nivelin më të lartë të mundshëm Po ashtu, u diskutua mbi situatën e qetë në rajonin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, si dhe mbi masat konkrete që Policia e Kosovës ka planifikuar për të garantuar mbarëvajtjen e fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor në përgjithësi.

Palët u pajtuan që bashkëpunimi i ndërsjellë të vazhdojë edhe më tej, me fokus të veçantë në organizimin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, me qëllim të adresimit sa më profesional të situatave të ndryshme.