Në një ceremoni solemne, mes shumë artistëve të njohur shqiptarë, këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani është nderuar me titullin “Ambasadore e Paqes” nga Federata e Paqes e Republikës së Shqipërisë.
Remzie Osmani, një prej ikonave të muzikës popullore shqiptare, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në skenën muzikore për dekada me radhë. E lindur në fshatin Mushtish të Suharekës, ajo prej vitesh është ndër emrat më të çmuar të artit dhe kulturës sonë.
Lajmi për këtë çmim është bërë i ditur edhe përmes faqes zyrtare të artistes, ku ajo ka shprehur mirënjohjen e saj:
“U vlerësova me titullin: AMBASADORE PËR PAQE – nga Federata e Paqes në Shqipëri. Faleminderit!”
Ky titull përbën një tjetër vlerësim për karrierën e saj të gjatë, përkushtimin artistik dhe ndikimin e saj pozitiv në promovimin e vlerave kulturore dhe njerëzore.





















Lini një Përgjigje