Karvani Shëndetësor ndalet në Suharekë, kujdes falas për qytetarët /

Në sheshin e qytetit të Suharekës është mbajtur sot aktiviteti i radhës i Karvanit Shëndetësor, në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor”, i cili zbatohet nga Syri i Vizionit dhe mbështetet nga AQH.

Ky aktivitet kishte për qëllim edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve rreth kujdesit për shëndetin, ushqyerjes së shëndetshme dhe stilit aktiv të jetesës.

Gjatë ditës, qytetarëve u janë ofruar:

  • Matje falas të tensionit dhe sheqerit në gjak
  • Këshilla për ushqyerje të shëndetshme
  • Informacione mbi dëmet dhe pasojat që shkakton konsumimi i duhanit

Organizatorët kanë falënderuar të gjitha institucionet dhe vullnetarët për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të shëndetit publik.

Në fund, u përcoll një mesazh i rëndësishëm për qytetarët:

“Kujdesuni për veten, ushqeheni shëndetshëm dhe mbani një stil jete aktiv, sepse shëndeti është pasuria më e madhe që kemi.”