Në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua më 16 dhe 17 tetor 2025 në Dupnitsa të Bullgarisë, Klubi i Taekwondo “Puma” nga Suhareka përfaqësoi me dinjitet Republikën e Kosovës, duke shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.
Ekipi i përbërë nga pesë garuese tregoi disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke arritur rezultate mbresëlënëse:
Valina Fetiu – Vendi i parë, Kampione Ballkanike
Shega Sejdiu – Vendi i tretë
Rina Krasniqi, Olta Krasniqi dhe Diell Sejdiu – paraqitje dinjitoze dhe performanca të denja për përfaqësimin e Kosovës.
Rrugëtimi i Valina Fetiut drejt medaljes së artë ishte i jashtëzakonshëm:
- Ndeshjen e parë e kaloi pa kundërshtare,
- Në të dytën mposhti nënkampionen evropiane nga Bosnja,
- Ndërsa në finale triumfoi ndaj garueses nga Maqedonia e Veriut, duke u shpallur Kampione Ballkanike dhe duke i sjellë medaljen e artë Kosovës dhe Suharekës.
Ky sukses dëshmon punën e palodhshme të Klubit Taekwondo “Puma”, disiplinën dhe përkushtimin e garueseve, të cilat po e ngrisin gjithnjë e më lart emrin e sportit suharekas.
“Urime të gjitha garueseve për angazhimin, disiplinën dhe suksesin e arritur!” – u shpreh me krenari Valmir Fetiu, përfaqësues i klubit “Puma”.
Klubi Taekwondo “Puma” po vazhdon të jetë ndër më të suksesshmit në sportin e karatesë në Kosovë, duke përgatitur breza të rinj sportistësh që po shkëlqejnë në skenën ballkanike e më gjerë.























Lini një Përgjigje