Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në “Politiko” ka prezantuar prioritetet e programit të tij për mandatin e ardhshëm, duke theksuar disa projekte madhore për qytetin dhe fshatrat përreth.
“Programi jonë i dedikohet qytetarëve të komunës së Suharekës. Në top listë e kam projektin e parë që do të jetë një Pishinë Olimpike. Nën dy, është me rëndësi që ta kemi një qendër të mjekësisë familjare me standarde evropiane. Është koha që ta kemi edhe një stacion të autobusëve me 400 parkingje. Do ta kemi edhe një linjë urbane. Është me rëndësi ta kemi edhe shkollën ‘7 Marsi’”, tha Muharremaj.
Ai theksoi se këto projekte janë të dizajnuara për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ngritur standardin e shërbimeve publike në Suharekë.


















Lini një Përgjigje