IAAP “Skënder Luarasi” dhe Kryqi i Kuq koordinojnë aktivitetet për Projektin e Promovimit të Vlerave Humane /

Më 29 janar 2026 është mbajtur një takim koordinues ndërmjet drejtorit të shkollës IAAP “Skënder Luarasi” në Suharekë, z. Hamdi Bytyqi, sekretarit të Degës së Kryqit të Kuq në Suharekë, z. Mehmet Elshani, si dhe përfaqësuesve të kësaj shkolle, z. Arbnor Kuqi dhe znj. Egzona Gallapeni.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe koordinimi i aktiviteteve në kuadër të Projektit për Promovimin e Vlerave Humane (PVH), i cili pritet të fillojë gjatë kësaj jave dhe të zgjasë deri në muajin prill 2026.

Gjatë takimit, palët u dakorduan që punëtoritë e projektit të realizohen sipas këtij orari:

  • 02.02.2026 – Punëtoria 1
  • 03.02.2026 – Punëtoria 2
  • 04.02.2026 – Punëtoria 3

Të gjitha punëtoritë do të fillojnë nga ora 13:30 dhe do të zhvillohen në ambientet e shkollës IAAP “Skënder Luarasi”.

Takimi u vlerësua si mjaft i rëndësishëm për mbarëvajtjen e projektit dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucionit arsimor dhe Degës së Kryqit të Kuq në Suharekë, me synim promovimin e vlerave humane, solidaritetit dhe humanizmit tek nxënësit.