Hidhet shorti i Ligës së Parë – FC Suhareka mëson kundërshtarët për sezonin e ri

Sot është hedhur shorti për edicionin e ri të Ligës së Parë në futbollin e Kosovës. FC Suhareka ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në sezonin që po vjen, i cili pritet të jetë i zjarrtë dhe me shumë rivalitet.

Skuadra jonë do ta nisë kampionatin me një përballje ndaj FC Vjosa, ndërsa më poshtë gjeni të gjitha ndeshjet e parapara sipas kalendarit:

FC Suhareka – FC Vjosa, FC KEK-u – FC Suhareka, FC Suhareka – FC Vushtrria,

FC Feronikeli – FC Suhareka, FC 2 Korriku – FC Suhareka, FC Istogu – FC Suhareka

FC Suhareka – FC Prizreni, FC Trepça – FC Suhareka, FC Suhareka – FC Ramiz Sadiku

FC Vëllaznimi – FC Suhareka, FC Suhareka – FC Besa (Pejë), FC Kika – FC Suhareka

FC Suhareka – Trepça ’89, FC Suhareka – FC Dinamo, FC Rilindja – FC Suhareka

FC Suhareka – FC Liria, FC Tefik Çanga – FC Suhareka

FC Suhareka do të përpiqet të japë maksimumin në çdo ndeshje për të synuar rezultatet më të mira dhe një pozitë të lartë në tabelë.

Forca Suhareka!