Burim Ramadani është nominuar sot nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
Në deklarimin e tij, Ramadani theksoi rëndësinë jetike të sigurisë kombëtare, duke nënvizuar se kjo fushë nuk është “politikë ditore”, por përgjegjësi strategjike për shtetin dhe qytetarët.
“Asnjëherë nuk hezitoj të marrë veprimet dhe vendimet që i shërbejnë sigurisë sonë kombëtare. Nëse kjo bëhet përmes ulëses së deputetit, aty do të jem,” u shpreh Ramadani, duke theksuar se synimi i tij është të forcojë institucionet e shtetit dhe të kontribuojë në hartimin e ligjeve e strategjive të reja në fushën e sigurisë.
Ai shtoi se:
- rinia duhet përgatitur për mbrojtje dhe siguri,
- vendi ka nevojë për ligje të reja dhe platforma strategjike,
- institucionet duhet të forcohen me profesionalizëm dhe përgjegjësi.
“Këtë mundësi për t’i shërbyer sigurisë kombëtare po e kërkoj nga vota e qytetarit. Këtë besim do ta kthej në forcimin e shtetit,” përfundoi ai.
Ky nominim vjen në kuadër të përgatitjeve të AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku Haradinaj ka theksuar se partia do të prezantojë kandidatë me integritet dhe përvojë në fushat kyçe për vendin.

















Lini një Përgjigje