Hapet zyrtarisht dega e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim në Suharekë /

Eshtë bërë hapja zyrtare e degës së Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim në Komunën e Suharekës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve për reagim në situata emergjente dhe rritjen e sigurisë publike.

Në këtë rast, Hasan Gjesha është zgjedhur kryetar i degës në Suharekë, duke marrë përgjegjësinë për organizimin, zhvillimin dhe avancimin e aktiviteteve të kërkim-shpëtimit në këtë komunë.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, i cili shprehu mbështetjen e plotë institucionale për këtë iniciativë dhe u zotua për përkrahje në ngritjen e kapaciteteve të shoqatës, në funksion të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Hapja e kësaj dege vlerësohet si një mision fisnik dhe i domosdoshëm për komunitetin, duke kontribuar drejtpërdrejt në përgatitjen dhe reagimin profesional ndaj situatave të rrezikut.

Urime dhe suksese Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim në këtë rrugëtim të rëndësishëm!