Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të zgjerojë ekipin me profesionistë dhe figura të angazhuara për të ardhmen e qytetit. Sot, Hamdi Bytyqi ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamblenë Komunale – z. Egzon Makica.
Makica, arkitekt me përvojë të gjatë dhe kontribute të çmuara në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit urban, i është bashkuar LVV-së me vizionin për të ndërtuar një shoqëri më të qëndrueshme, moderne dhe transparente.
“Egzoni sjell me vete energjinë dhe ekspertizën e duhur për të kontribuar në ndërtimin e së ardhmes që qytetarët tanë e meritojnë,” është theksuar në prezantim.
Kandidatura e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar në përfaqësimin qytetar dhe zhvillimin e mirëfilltë të komunës.
Lini një Përgjigje