“Hala pa hy në garë, kam me fitu garën” – Muharremaj i sigurt në fitore (VIDEO)

Bali Muharremajn si kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës për zgjedhjet lokale të ardhshme, i cili aktualisht mban postin e kryetarit, ka deklaruar me vetëbesim se është i bindur në fitoren e tij, pavarësisht se fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, transmeton Klankosova.tv.

“Hala pa hy në garë, kam me fitu garën”, tha i pari i Suharekës, në emisionin “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, duke shtuar se fitorja nuk varet nga kundërshtarët politikë, por nga vullneti i qytetarëve.

“Nuk është me mujt dikon, por me fitu, sepse nuk varet prej neve, por prej qytetarëve”,  tha ai.

Muharremaj gjithashtu u shpreh se gjatë qeverisjes së tij janë realizuar projekte të rëndësishme për komunën, të cilat, sipas tij, do të mbahen mend për një kohë të gjatë.