Golden Eagle Ylli zyrtarisht ka njoftuar përforcimin e ri për sezonin 2025/2026, basketbollistin e njohur Lovre Basic.
Me një karrierë të spikatur dhe përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare, Basic vjen në Suharekë me një mision të qartë: të ndihmojë skuadrën që në 50-vjetorin e themelimit të klubit të rikthehet fuqishëm në rrugën e fitoreve dhe suksesit.
Lovre Basic është një lojtar i kompletuar, i njohur për shkathtësinë e tij dhe për qasjen profesionale ndaj lojës. Me aftësi të shkëlqyera në organizimin e sulmit dhe mbrojtjen, ai pritet të jetë shtylla kryesore në ambiciet e Golden Eagle Yllit për të konkuruar në nivelet më të larta.
Trajneri i skuadrës ka shprehur entuziazmin për këtë bashkëpunim, duke theksuar se eksperienca dhe karakteri i Basic do të jenë elementë kyç për suksesin e skuadrës në sezonin që vjen.
Për fansat dhe mbështetësit e Golden Eagle Yllit, bashkimi me Lovre Basic është një lajm shumë i mirë që ngre pritshmëritë për një sezon të jashtëzakonshëm.

Lini një Përgjigje