Golden Eagle Ylli dhe Trevon Allen ndajnë rrugët me marrëveshje të dyanshme /

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar se, me marrëveshje të dyanshme, ka ndarë rrugët me basketbollistin Trevon Allen.

Në njoftimin e tij, klubi e ka falënderuar Allenin për kontributin e dhënë dhe për profesionalizmin e treguar gjatë angazhimit të tij me ekipin.

Golden Eagle Ylli i uron Trevon Allen shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.