Flamur Ukë Bytyçi zyrtarisht hyn në garë për deputet nga radhët e LDK-së

Suhareka Express mëson ekskluzivisht se Flamur Ukë Bytyçi pritet të jetë njëri nga kandidatët për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Burime të sigurta brenda strukturave të LDK-së kanë konfirmuar se emri i Bytyçit tashmë është përfshirë në listën e kandidatëve që pritet të zyrtarizohet nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, gjatë ditëve në vijim.

Flamur Ukë Bytyçi, i njohur për angazhimin e tij publik dhe afërsinë me qytetarët, shihet si një ndër emrat e rinj që LDK po e prezanton në këtë garë me synim të fuqizimit të përfaqësimit dhe rritjes së ndikimit në terren. Kandidimi i tij vjen në një kohë kur LDK po synon riorganizim dhe rikthim të besimit të gjerë qytetar.

Me konfirmimin e këtij kandidimi, gara në Suharekë merr një dinamikë të re politike, ndërsa pritet që LDK së shpejti të publikojë të gjithë listën e plotë të kandidatëve.