Finalja e Madhe e Turneut “Sadik Ramadanaj” sonte në ora 21:00

Sonte përmbyllet një nga ngjarjet më të mëdha sportive në rajon — Turneu “Sadik Ramadanaj”, i cili për javë të tëra ka mbledhur mijëra tifozë, sportdashës dhe ekipe me pasion të vërtetë për futbollin.

Finalja e madhe do të zhvillohet sonte në ora 21:00, ku do të përballen dy skuadrat më të forta të këtij edicioni: Dori Pharm dhe Aliaj Term — ekipe që kanë dhuruar spektakël, emocione dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në çdo ndeshje.

Pas netëve të mbushura me atmosferë elektrizuese, gola spektakolarë dhe adrenalinë të papërshkrueshme, sonte pritet një mbrëmje e paharrueshme që do të kurorëzojë kampionin e këtij turneu të lavdishëm.

Një organizim senzacional, i cili edhe këtë vit e vërtetoi se “Sadik Ramadanaj” është shumë më tepër se një turne — është një festë e futbollit, bashkimit dhe pasionit sportiv

Të gjithë rrugët sonte të çojnë drejt finales – le të fitojë më i miri!