Festari 2025” – Festa e artë e Suharekës me më shumë risi se kurrë

Nga 15 deri më 20 shtator, në javën e dytë të muajit, Suhareka do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të Festivalit të Kulturës dhe të Verës “Festari”. Ky event i madh kulturor e festiv, tashmë tradicional, është një festë e rinisë dhe e vjeljes së rrushit.

Bartësit e projektit janë të rinjtë e komunës, të cilët përmes “Festarit” sjellin energji, krijimtari dhe aktivitete të larmishme kulturore, artistike, sportive e humane. Për suharekasit, kjo festë cilësohet si “festa e artë”, sepse bashkon njerëzit dhe krijon vlera të reja shpirtërore.

Festari” përkon gjithmonë me atmosferën e gëzueshme të vjeljes së rrushit. Edhe këtë vit, festivali do të sjellë më shumë risi dhe një program të pasur e gjithëpërfshirës, duke e shndërruar Suharekën në një qendër të kulturës dhe festës për dy javë me radhë.